Një viktimë e një i lënduar në një aksident në Golem

exit.al 30 Nëntor 2020, 16:47

Një person ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur në një aksident në Golem, mesditën e së hënës.

Viktima është një motorist, i cili është përplasur me një fugon. Ndërsa e plagosura është një pasagjere, e cila po udhëtonte me fugonin.

Nuk dihet ende se cili prej drejtuesve të mjeteve ka qenë në shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia po vijon hetimet për ngjarjen.

Shpërndaje te miqtë