Një viktimë dhe 321 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

exit.al 6 Shkurt 2021, 15:20

321 të infektuar të rinj me koronavirus janë zbuluar në 24 orët e fundit në Kosovë, mes 2,534 personave të testuar.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se një pacient me Covid ka humbur jetën. Viktima ishte e moshës 66 vjeç.

313 pacientë janë shëruar, duke e çuar totalin e të shëruarve në 53,768 .

Në total, që prej marsit 2020, në Kosovë janë regjistruar 62,009 të infektuar me Covid-19, prej të cilëve 1,520 kanë humbur jetën, ndërsa 6,721 janë ende të infektuar.

Shpërndaje te miqtë