“Sot, në varrezën e dëshmorëve në Bularat nderuam dhe ushtarët tanë grekë. [..] Kudo flamuj grekë, përfaqësues të qeverisë greke e shqiptare, ambasadore e Greqisë, deputetë, kryebashkiakë, nxënës, banorë të thjeshtë. [..]. U larguam në orën 15.00 qetë qetë, pa asnjë problem.
Gjatë rrugës u informuam se një homogjenë kishte kërcënuar paradite me kallashnikov duke konsideruar marrëveshjen mes dy qeverive për varrezat e dëshmorëve dhe nderimin e kujtimit të tyre një tradhëti! Asnjë flamur grek nuk ulën, të gjitha valvitën lart”.
Më pas, Ministria greke e Punëve të Jashtme në një deklaratë për shtyp e quajti të papranueshëm faktin se një operacion i tillë arriti deri në humbjen e jetës së një personi dhe kërkuan nga institucionet shqiptare sqarimin e e plotë të ngjarjes.“Autoritetet greke, në kontakt me homologet shqiptare, kanë ndjekur nga afër nga momenti i parë zhvillimin e episodit ne fshatin Bularat, Shqipëri, ku shtetasi grek duket te këtë hapur zjarr me kallashnikof kundër automjet të policisë shqiptare, te cilët kërkonin arrestimin e tij.
Në çdo rast, është i papranueshëm fakti që një operacion arriti deri aty sa të humbasim jetë njeriu.
Presim nga autoritetet shqiptare sqarimin e plotë te kushteve në të cilat humbi jetën shtetasi grek në fjalë dhe do kryejmë menjëherë veprimet e duhura”, — shkruhet në njoftimin për media të Ministrisë greke së Punëve të Jashtme.
Ndërsa, Ministria shqiptare e Punëve të Jashtme në një njoftim për shtyp i bëri thirrje qeverisë greke mos e politizoi ngjarjen dhe të dënoi rëndë sulmin me armë ndaj forcave shqiptare të policisë.Rrethanat në të cilat humbi jetën shtetasi Kacifa, janë bërë të ditura zyrtarisht nga autoritetet kompetente shqiptare. Policia e shtetit ka sqaruar me detaje se kjo është një ngjarje totalisht e izoluar nga aktivitetet e sotme ne zonë dhe një rast flagrant agresioni ekstremist ndaj Policisë së Shtetit Shqiptar.
Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme shpreh zhgënjim për reagimin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Greqisë, e cila jo vetëm nuk dënon sulmin me armë ndaj forcave tona të rendit, po flet për “humbje jete të papranueshme”, — shkruhet në njoftimin e Ministrisë.
Gjithashtu, edhe Kryeministri Rama, përmes një mesazhi në Twitter i bëri thirrje qeverisë greke të dënoj sulmin ndaj policisë shqiptare. Kryeministri Rama shkroi se:"Fqinj të dashur! Në vend ta quani të papranueshme humbjen e jetës së një të fandaksuri që qëlloi me plumba luftarakë mbi policinë tonë, e cila bëri vetëm detyrën e saj, bashkohuni me ne në falenderimin e Zotit që asnjë jetë e pafajshme nuk humbi sot nga marrëzia ekstremiste.”
Shpërndaje te miqtë
