Nishani, Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen e zgjedhjeve

exit.al 15 Maj 2021, 11:58

Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani deklaroi se PD ka nevojë për një reformim të thellë.

Përmes një deklarate për mediat, ai deklaroi:” PD ka nevojë për reformim të thellë dhe drastik”

Nishani njoftoi se nuk do të kandidojë për kreun e PD-së. Kjo deklaratë erdhi një ditë para mbledhjes së këshillit kombëtar të PD-së. Ai do të mblidhet të dielën në orën 18:00.

Nishani më herët i ka kërkuar kreut të PD-së, Lulzim Basha të mbajë përgjegjësi për humbjen në zgjedhjet e 25 prillit.