Opozita kallëzon 55 raste të krimit zgjedhor në SPAK

exit.al 23 Prill 2021, 12:09

Opozita ka kallëzuar në SPAK, 55 raste të krimit zgjedhor, për periduhën mars-prill, sipas njoftimit për median, të SPAK, të premten. SPAK njofton se në institucion janë dorëzuar 91 kallëzime penale, përkatësisht:

“PD ka dorëzuar 50 kallëzime, LSI ka dorëzuar 3 kallëzime, PS ka dorëzuar 1 kallëzim dhe FRD ka dorëzuar 1 kallëzim”.

Gjithashtu, 10 kallëzime për krim zgjedhor u referuan nga Policia gjyqësore, 4 raste nga Prokuroritë e rretheve dhe 4 raste nga individë. Ndërsa, zyra e Presidencës ka dorëuar 18 kallëzime penale në SPAK, për krimin zgjedhor. Nga të gjithë kallëzimet e dorëzuar, SPAK ka vendosur:

Regjistrimin e 32 procedime penale për të cilat vazhdon hetimi.

Mos fillimin hetimit për 7 raste

15 raste u dërguan për verifikime paraprake në Policinë e Shtetit

23 raste u dërguan për kompetencë prokurorive të rretheve gjyqësore.

14 raste janë në proces verifikimi nga prokurorët e posaçëm.