"Turqia ishte pjesë e rrjetit të vendeve mike që jo vetëm u shprehën me fjalë që në momentet e para por angazhuan me njëherë forca njerëzore dhe burime materiale.
Kam pasur privilegjin që t’i takoj forcat turke të kërkim-shpëtimit dhe të shikoj nga afër përkushtimin dhe vetëmohimin me të cilin djemtë e ardhur nga Turqia shpëtuan jetë shqiptare duke mos lejuar që gërmadhat t’i merrnin me vete. Më pas presidenti Erdogan më ka ftuar të jem i pranishëm në vendin mik në një event të madh në të cilin ka apeluar për solidaritet dhe ka lajmëruar gatishmërinë për ndërtimin e 500 apartamenteve."
Rama bëri të ditur se shkolla e Gjormit ka përfunduar dhe janë në proces dhe 9 objekte të tjera arsimore në përfundim. Shpërndaje te miqtë
