Nis hetimi për dy përfaqëues të PD në Dibër

exit.al 25 Prill 2021, 11:41

Policia ka nisur hetimin për 2 anëtarë të PD të cilët ndaluan kreun e PS në Dibër. Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Dibër.

Sipas njoftimt ka nisur hetimi për Ferit Alia dhe Sokol Lata, të cilët po hetohen për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”.

Ata ndaluan dhe kontrolluan automjetin e Agron Cerrit dhe e mbajtën të bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.