PD apel qytetarëve të marrin pjesë në votime

exit.al 25 Prill 2021, 11:20

Partia Demokratike i ka bërë thirrje qytetarëve të dalin në votime. Përmes një deklarate për mediat, zëdhënësja e PD, Floriana Garo i kërkoi qytetarëve të dalin në votime për të ardhmen e fëmijëve të tyre.

“Falenderojmë nga zemra gjithë qytetarët e Shqipërisë që sot marrin përgjegjësinë për fatin e tyre dhe dalin për të votuar. Një herë në katër vjet ne kemi mundësinë të vendosim për rrugën që do të ndjekë vendi ynë në 4 vitet e ardhshme”, u shpreh ajo.

Garo e quajti 25 prillin një ditë të madhe për Shqipërinë dhe demokracinë.