Çdo britanik do të testohet 2 herë në javë për Covid-19

exit.al 5 Prill 2021, 11:00

Kryeministri britanik Boris Johnsosn do të njoftojë të hënën pasdite planin e tij për testime massive përpara eventeve të mëdha, ose grumbullimeve të mëdha, sipas The Guardian.

Skema e testimeve do të përfshijë teste për përdorim në shtëpi ose në qendrat e diagnostifikimit, në vendet e punës dhe në shkolla. Këto teste do të jepen falsa nga qeveria. Kosoto e skemës së testimeve parashikohet në 100 milionë paund.

Kjo skemë do të vazhdojë paralelisht me procesin e vaksinimit dhe do të jëtë një mënyrë për të ndaluar përhapjen e mutacioneve të reja të Covid19, rezistente ndaj vaksinës.

Gjithashtu do të ketë edhe një aplikacion në telefon për testet, i cili do të bëjë të mundur hapjen e bareve dhe pabeve. Personat që dalin pozitiv nga testi do të duhet të njoftojnë vendet se ku kanë qënë përmes këtij aplikacioni. Propozimi i qeverisë u kritikua nga disa shkencëtarë të cilët ngrejnë problemin e rezultatit faks të testeve.

Në fundjavë, Britania njoftoi nisjen e udhëtimeve ndërkombëtare jo të domosdoshme më 17 maj.