Nga 15 marsi mbyllen baret e lokalet në gjithë vendin

exit.al 14 Mars 2020, 11:41

Nga nesër, e dielë 15 mars, baret dhe lokalet do të mbyllen në të gjithë vendin, deri në një njoftim të dytë.

Masa e vënë fillimisht për qarqet Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Fier e Vlorë, do të shtrihet në të gjithë vendin, si masë për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Lajmin e dha kryeministri Edi Rama, përmes një njoftimi në Facebook.

Ai, po ashtu, paralajmëroi se të gjithë qytetarët që lëvizin me makinë në ditët e ndalim qarkullimit dhe janë të paautorizuar, do të gjobitet dhe do t’i hiqet patenta për 3 vjet dhe do t'i sekuestrohet automjeti.

Deri tani, numri i personave të prekur ka arritur në 35, një prej të cilëve ka humbur jetën.