Elbasani bosh për herë të parë në Ditën e Verës

exit.al 14 Mars 2020, 10:44

Në Elbasan sot do të festohej Dita e Verës, por për shkak të koronavirusit, festimet janë anuluar për herë të parë në qytet.

Sot rrugët dhe lagjet e qytetit ishin të zbrazura dhe dyqanet e lokalet të mbyllura.

Kryetari i Bashkisë Gledian Llatja, në një mesazh urimi për qytetarët, theksoi se është më i rëndësishëm në këtë moment shëndeti i të gjithëve, veçanërisht atyre më moshuarve dhe me imunitet të dobët.

[caption id="attachment_74440" align="alignnone" width="720"] Pamje nga rrugët e Elbasanit[/caption]