New York-u shpall gjendjen e emergjencës pas përmbytjeve

exit.al 2 Shtator 2021, 10:00

Guvernatorja e Nju Jorkut Kathy Hochul shpalli gjendjen e jashtëzakonshme të enjten për shkak tw rreshjeve rekord të shiut në të gjithë qytetin.

Reshjet e shiut shkaktuan të paktën pesë vdekje-katër në New York City dhe një 70-vjeçar në Passaic, tha kryebashkiaku i New Jersey.

Ai tha se kishte raporte të pakonfirmuara për vdekje të tjera. Ekipet e shpëtimit ende po kërkojnë viktima të tjera të mundshme të njerëzve që duheshin shpëtuar.

Lora urdhëroi evakuimin e banorëve në qendër të qytetit Passaic për shkak të shqetësimit për rritjen e nivelit të lumit Passaic dhe një baticë të lartë rreth orës 5 të mëngjesit.

De Blasio tha se rreth 5,300 banorë ishin pa energji elektrike.