New York-u nis vaksinimin e personave mbi 16 vjeç

exit.al 30 Mars 2021, 10:43

Të martën nis vaksinimi masiv tek personat mbi moshën 30 vjeç në New York, dhe më 16 prill nis vaksinimi për personat mbi moshën 16 vjeç. Lajmin e dha Guvernatori i shtetit Cuomo, të hënën, në një konferencë për median.

Njoftimi erdhi pas vendimit të gjykatësit të New Yorkut për të zgjeruar moshën e personave që do të vaksinohen.

Më parë vaksinimi në New York ishte kufizuar tek personat mbi moshën 50 vjeç, punonjësit e sistemit të shëndetësisë dhe ata me sëmundje të rënda nëse infektoheshin.

Me vendimin e ri rreth 12 milionë të rinj mbi moshën 16 vjeç do të vaksinohen.

Guvernatori Cuomo u shpreh i bindur se vaksinimi i qytetarëve të New Yorkut do të përfundojë përpara 1 majit, afatit të vendosur nga qeveria.