Arrestohen 2 persona, i gjetën drogë në makinën e tyre

exit.al 30 Mars 2021, 09:39

Policia e Beratit arrestoi dy të rinj të cilët akuzohen për shpërndarje droge.

Përmes një njoftimi, policia bën me dije se janë arrestuar E. M., 21 vjeç dhe X. M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat.

Ata nuk ju bindën urdhërit të policisë për të ndaluar dhe gjithashtu dëmtuan mjetin e këtij të fundit.