Netanyahu gjykohet për korrupsion 6 javë para zgjedhjeve

exit.al 8 Shkurt 2021, 12:00

Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu u deklarua i pafajshëm të hënën për akuzat e korrupsionit në gjyqin ndaj tij, 6 javë para zgjedhjeve parlamentare, raportoi Reuters.

Netanyahu në një deklaratë për median para seancës gjyqësore i akuzoi prokurorët se po bënin përpjekje për të rrezuar një kryeministër të djathtë pavarësisht se anëtarët e kabinetit janë në krah të tij.

Ai bëri thirrje publike ndaj qytetarëve të mos mblidhen jashtë gjykatës, duke ju referuar numrave të larta të infektimive nga Covid-19.

Por, pavarësisht thirrjes së tij, qytetarët organizuan një protest kundër tij.

Më 23 mars, në Izrael do të zhvillohen zgjedhjet e katërta parlamentare në dy vjet. Sondazhet e opinion publik tregojnë se diferenca mes Netanyahut dhe kundërshtarit të tij është shumë e ngushtë.

Netanyahu ka qënë kryeministër pa shkëputje që prej vitit 2009 pas mandatit të parë nga viti 1996 deri në vitin 1999.

Shpërndaje te miqtë