Nën hetim pronari i një lokali, organizonte ceremoni edhe pas 3 gjobave

exit.al 21 Gusht 2020, 13:09

Policia e Krujës ka nisur hetimet për pronarin e një lokali, i cili edhe pse i gjobitur 3 herë, vazhdonte të zhvillonte ceremoni martesore në shkelje të aktit normative.

Policia  kishte pezulluar për 6 muaj aktivitetin e lokalit gjatë kontrolleve të mëparshme, por pronari i saj vazhdonte të punonte. Policia e ka gjobitur sërish pronarin e lokalit me 1 milionë lekë.

Për të parandaluar përhapjen e Covid-19, qeveria, përmes një akti normativ, ka ndaluar grumbullimin e qytetarëve në ambiente të mbyllura. Të gjithë ata që shkelin aktin gjobiten dhe rrezikojnë pezullim të aktivitetit për një vit.

Shpërndaje te miqtë