Ndihmoi trafikantët e kanabisit, në kërkim shefi i policisë

exit.al 1 Mars 2017, 12:16

Tjetër rast i përfshirjes së policisë në trafikun e kanabisit. Ish shefi i rendit në Kurbin është shpallur në kërkim nga policia pasi dyshohet se është i përfshsirë në trafikun e drogës.

Me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda , Gjykata ka shpallur për të masën e sigurisë “arrest me burg”. Burimet bëjnë me dije se Ylli Vata sinjalizonte trafikantët për çdo aksion të policisë në zonën e Kurbinit duke favorizuar kultivuesit e drogës.

Ky nuk është rasti i parë që një drejtues i lartë i policisë përfshihet në trafikun e drogës duke faktuar akuzat e ngritura gjithmonë nga opozita.