Ndërron jetë punëtori 45 vjeçar pasi ra në kontakt me rrymën elektrike

exit.al 19 Dhjetor 2020, 17:13

Një 45 vjeçar humbi jetën të shtunën, pasi ra në kontakt më rrymën elektrike, teksa po punonte në një pallat që po ndërtohet në Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur tek “Kongresi i Manastirit”.

Policia njoftoi se grupoi hetimor shkoi në vendngjarje për të zbardhur çështjen. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme, njoftoi Policia.

“Informacion paraprak : Me datë 19.12.2020, rreth orës 14:30, në rrugën “Kongresi i Manastirit”, dyshohet se duke punuar në një pallat në ndërtim, ka rënë në kontakt me rrymën elektrike shtetasi Sh.H., rreth moshës 45 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje te miqtë