Ndalohet lëvizja në këmbë pas orës 18:00, gjobë për ata që kapen në parqe

exit.al 16 Mars 2020, 15:10

Duke nisur nga sot, çdo ditë pas orës 18:00 do të ndalohet edhe lëvizja me këmbë në gjithë vendin.

Të gjithë ata që kapen ulur nëpër parqe apo duke shëtitur pas kësaj ore do të gjobiten.

Masat e reja i njoftoi kryeministri Edi Rama përmes një postimi në Facebook.

Sipas tij, masat drastike janë e vetmja mënyrë për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe për të bërë që qytetarët të qendrojnë në shtëpi.