Ndalohen fluturimet me Britaninë e Madhe

exit.al 16 Mars 2020, 14:20

Nga sot në mesnatë do të ndalohen fluturimet me Britaninë e Madhe. Vendimi u mor sot nga qeveria, në vazhdim të masave drastike për të parandaluar përhapjen e koronavirusit.

Fluturimet do të pezullohen për një periudhë të papërcaktuar.

Deri tani Shqipëria ka pezulluar fluturimet me Italinë, Greqinë dhe Britaninë e Madhe.

Ndërsa kufijtë tokësore të vendit janë të mbyllur me të gjitha vendet, për një kohë të pakufizuar. Askush nuk mund të udhëtojë në asnjë drejtim me Greqinë, Malin e Zi, Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut.

Për të mësuar për masat dhe kufizimet që ka miratuar qeveria Rama klikoni këtu.