Ndahet nga jeta poeti Lefter Çipa

exit.al 18 Shkurt 2021, 09:58

Është ndarë nga jeta këtë të enjte poeti e shkrimtari Lefter Çipa. Ai vuante prej një sëmundje të rëndë.

Çipa është autori i disa veprave letrare dhe këngëve të interpretuara nga gruoet polifonike.  Lefter Çipa është autor i 18 librave të botuar me poezi si : "Bejkë e bardhë", "Bilbilat e vendit tim", "Shqipëri moj ballëhapur", " Këngët e Ruzanës", "Dheun tim përsipër mbaj", "Për Kosovën prapë do të ngrihem", "Kënga që tret lotin", "Këngët e Akroqeranit","Princi i Dashurise", etj.

Ka qënë pjesmarrës me krijimet e veta në 6 Festivale Folklorike Kombëtare të zhvilluara në Gjirokastër, Berat dhe Lezhë.

Shpërndaje te miqtë