Turqia drejt lehtësimit të masave kufizuese

exit.al 18 Shkurt 2021, 08:49

Turqia do të lehtësojë masat kufizuese gjatë muajit mars, njoftoi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan.

Ai shtoi se fillimisht do të hiqen masat e karantinës gjatë fundjavës, më pas do të hapen baret e restorantet.

Erdogan njoftoi se nga 1 marsi do të hapen shkollat.

Turqia prej dhjetorit ka vendosur karantinën totale në fundjavë.

Ndërkohë vendi ka nisur fushatën e vaksinimit, ku deri më tani janë vaksinuar 5.7 milionë qytetarë me vaksinën Sinovac.

Turqia rregjistron 2.6 milionë të infektuar dhe 27 mijë viktima.

Shpërndaje te miqtë