Ndahet nga jeta ish basketbollisti Arben Fagu

exit.al 5 Shkurt 2021, 09:49

Është ndarë nga jeta mëngjesin e së premten ish basketbollisti Arben Fagu. Lajmin e bëri të ditur Federata Shqiptare e Basketbollit.

Fagu, 65 vjeç vuante nga një sëmundje e rëndë ku në muajt e fundit i ishte nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.

Fagu ka qënë pjesë e këtij sporti prej më shumë se 10 vjet. Ai drejtoi ekipin e kombëtares së basketbollit  mes viteve 1988-1993, gjithashtu drejtoi edhe klubet e Dinamos apo Partizanit.

 

 

Shpërndaje te miqtë