Ndahet nga jeta aktori Xhemil Tagani

exit.al 4 Janar 2021, 10:07

Është ndarë nga jeta në moshën 75 vjeçare aktori i njohur, Xhemil Tagani.

Tagani ka qënë aktor në Teatrin Popullor (sot Teatri Kombëtar) derisa doli në pension.

Ai luajti mjaft role të dyta dhe episodike dhe u shqua për krijimin e karaktereve.

Tagani ka interpretuar mbi 70 role në teatër, kryesisht nga dramaturgjia kombëtare.

Shpërndaje te miqtë