Ndahet nga jeta aktori i famshëm i kinematografisë, Rikard Ljarja

exit.al 20 Prill 2020, 23:35

Rikard Ljarja, aktori i famshëm i teatrit dhe kinematografisë u nda sot nga jeta, në moshën 77 -vjeçare. Ai vuante nga disa problemeve shëndetësore.

Rikard Ljarja lindi më 1 prill 1943 në Shkodër dhe rolet e para i pati në Teatrin “Migjeni” të Shkodrës. Nga viti 1973 deri në vitin 1996 ai ishte aktor, skenarist dhe regjisor i filmave të prodhuar nga Kinostudio.

Prej vitit 1996 deri në vitin 2002, ai ishte drejtor artistik në Televizionin Publik Shqiptar.