Mbi 40 mijë viktima me Covid-19, në SHBA

exit.al 19 Prill 2020, 21:48

40 585 njerëz me Covid-19 kanë vdekur në SHBA, sipas statistikave të raportuara nga Universiteti John Hopkins. Deri më tani,  në Amerikë ka të paktën 742 442 raste të infektuarish me Covid-19.

New Yorku është shteti më i prekur, me mbi 14 të vdekur dhe me mbi 135 mijë të infektuar.

SHBA-të janë vendi i parë në botë për numrin e të infektuarve dhe të të vdekurve. Pas tyre, renditet Italia me mbi 23 mijë të vdekur.