NATO po konsideron investimin në portin e Pasha Limanit

exit.al 12 Korrik 2020, 11:48

Baza detare e Pasha Limanit në Vlorë po konsiderohet nga NATO që të kthehet në një projekt të Aleancës Atlantike dhe të përdoret nga ajo.

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ambasadorja amerikane Yuri Kim vizituan bazën në Vlorë.

Në tetor të 2009-ës Shqipëria i propozoi NATOs një plan për rindërtimin e bazës në Pasha Liman për ta kthyer në pikë mbështetëse për operacionet e aleancës.

Në janar të 2019-ës, NATO nisi punën për rindërtimin e bazës ajrore të Kuçovës, rreth 80 kilometra në jug të Tiranës.

Shpërndaje te miqtë