Rama i vendosur: Në 30 korrik, miratojmë hapjen e listave

exit.al 23 Korrik 2020, 14:10

Kryeministri Rama deklaroi të enjten në kuvend, se ‘kuvendi do të miratojë hapjen e listave në 30 korrik.’ Rama tha se i takon vetëm kuvendit të vendosë për listat, pasi ai është institucioni sovran për të vendosur këtë dhe se nuk mund të marrë urdhra nga ata që dorëzuan mandatet e deputetëve. Sipas kryeministrit, ka qenë këmbëngulja e deputetëve të opozitës në parlament që prej fillimit dhe mbështetja e qytetarëve që kanë detyruar shumicën socialiste ‘që të thellohet në çështjen e hapjes së listave:

"Ky kuvend do të hapë listat me 30 kuvend dhe kjo është një marrëveshje e bërë këtu, me opozitën që na ka rrokanisur kokën e them dashimirsisht, që kur ikën ata të tjerët dhe erdhën këta, filloi daullja 'lista të hapura' dhe nuk u ndal kurrë."

Shpërndaje te miqtë