Mirela Kumbaro infektohet me Covid-19

exit.al 4 Shkurt 2021, 10:18

Ish ministrja e kulturës, Mirela Kumbaro është infektuar me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë ajo përmes një statusi në Facebook.

Ajo shkruan:

“Me radhë është kjo punë... Radha ime sot të provoj efektet negative të statusit ‘pozitiv’ Për aq kohë sa duhet nuk do të lëviz dot për të vijuar takimet e parashikuara në Qarkun e Gjirokastrës. Por do të vijojmë kontaktet si çdo ditë përmes telefonit dhe rrjeteve sociale”

Nuk dihet ende gjendja e saj.

Shpërndaje te miqtë