"Si sot një vit më parë ekipet tona mjekësore na dhanë një provë të jashtëzakonshme force e vetmohimi ndaj një tragjedie që goditi në zemër vendin tonë, tërmeti i 26 Nëntorit
Sot jemi në mes të një tjetër sprove, që kërcënon shëndetin dhe jetën por me përkushtimin dhe shpirtin e sakrificës të mjekëve dhe infermierëve tanë dhe me durimin e solidaritetin e të gjithëve, do ta fitojmë së bashku edhe këtë luftë"
Më herët Kryeministri Edi Rama postoi një video mesazh me pamjet e trishtuara të asaj dite, ku humbën jetën 51 qytetarë. Shqipëria u godit në orët e para të mëngjesit në 26 nëntor 2019 nga një tërmet me lëkundje 6,4 Rihter. Për më shumë informacion në lidhje me tërmetin klikoni këtu. Shpërndaje te miqtë
