"Është fakt që qytetarët shqiptarë nuk marrin lehtësisht të drejtat dhe shërbimet që u takojnë nga administrata që paguajnë."
"Ne do të synojmë të rivitalizojmë të gjithë punën e administratës, duke e nxjerrë atë nga një lloj apatie e krijuar si rezultat i rutinës së përditshme burokratike."
"Ristrukturimi dhe rritja e performancës së administratës është domosdoshmëri, për të krijuar kushtet e nevojshme për një administratë efikase, profesionale."
"Rivlerësimi i punës së administratës do të bazohet në radhë të parë në performancën e çdo institucioni."
"Ajo që ne synojmë në mandatin e dytë është që përvojën e mirë të Shërbimit Civil ta shtrojmë sa më gjerë në administratën publike."
"Vlerësimi i performancës me një sistem efikas si për institucionet edhe për punonjësit, është një nga sfidat reale të këtij mandati."
Shpërndaje te miqtë
