Ministria e Shëndetësisë bën bilancin: 10 të lënduar në protestë, një polic rrezikon të humbasë syrin

exit.al 9 Dhjetor 2020, 21:22

Ministria e Shëndetësisë njofton se njëri prej policëve të plagosur në protestën e sotme rrezikon të humbasë syrin.

Bilanci i të lënduarve në protestë është 8 punonjës policie dhe 2 protestues, sipas njoftimit për shtyp.

Në spitalin e Traumes po trajtohen aktualisht 7 punonjes te policise dhe 2 protestues ne gjendje te stabilizuar.”, bën me dije ministria e Shëndetësisë.

Ndësa në QSUT po trajtohet një tjetër punonjës policie që pritet t’i nënshtrohet një operacioni pasi rrezikon humbjen e njërit sy.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj. Për këtë ata janë mbledhur sot para godinës së ministrisë së Brendshme.

Më pas protesta u zhvendos përballë kryeministrisë, ku pati përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Për të shpërdarë turmën është përdorur gaz lotsjellës dhe spraj. Protesta për vrasjen e 25-vjeçarit ka patur edhe në Durrës dhe Kukës.

Shpërndaje te miqtë