Komisioni Europian miraton ilaçin ‘Remdesivirin’ për trajtimin e Covid-19

exit.al 3 Korrik 2020, 18:24

Komisioni Europian ka lejuar përdorimin e ilaçit ‘Remdesivirin’ për trajtimin e të infektuarve me koronavuris që ndodhen në gjendje kritike.

“Nuk do lëmë gur pa kthyer në përpjekjen tonë për të siguruar trajtime efikase apo vaksinën kundër koronavirusit” – tha komisionerja e Shëndetit në BE, Stella Kyriakides në një deklaratë për shtyp.

Ky është ilaçi i parë i autorizuar nga Bashkimi Europian për trajtimin e virusit Covid-19.

Remdesivirina është ilaçi që është përdorur kundër sëmundjes së Ebolës.

Shpërndaje te miqtë