Ministri serb i Mbrojtjes: Mbështetja e Ramës për Gjukanoviç, tentativë për Shqipërinë e Madhe

exit.al 27 Gusht 2020, 09:23

Ministri serb i Mbrojtjes Aleksandar Vulin i ka quajtur thirrjet e kryeministrit Rama e presidentit Thaçi për të votuar për Milo Gjukanoviç në zgjedhjet e 30 gushtit në Mal të Zi, si tentativë ‘për të zgjatur kufijtë e Shqipërisë së Madhe’.

Sipas mediave serbe, presidenti Vuçiç nuk ka folur për  deklaratat e liderëve të Shqipërisë e Kosovës, por ka theksuar vetëm se zgejdhjet janë të rëndësishme dhe për popullin serb.

Në artikullin e medias serbe RTS shkuhet dhe se Administrata e Policisë Malazeze ka njofton se kanë informacionet se individë dhe grupe të caktuar po planifikojnë incidente dhe trazira në ditën e zgjedhjeve.

Një ditë më parë, kryeministri Rama i ka bërë thirrje shqiptarëve në Mal të Zi dhe malazezëve që të votojnë për Partinë Demokratike Socialiste të Milo Gjukanoviçit, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991.

Gjatë videos Rama bën dhe thirrje në serbisht: “Me vendosmëri për Malin e Zi”, i cili është sllogani i Gjukanovicit për fushatën zgjedhore.

Shpërndaje te miqtë