“Shpreh bindjen se bashkëkombasit tanë në Malin e Zi, do ta shfrytëzojnë këtë mundësi historike përmes pjesëmarrjes së gjerë, por njëkohësisht përmes mbështetjes së tyre për alternativat shqiptare, në mënyrë që përfaqësimi i tyre në Parlamentin e Malit të Zi të rritet, si dhe në të gjitha institucionet e ardhshme qeverisëse.”
Partitë shqiptare në Mal të Zi garojnë në zgjedhjet e 30 gushtit me një listë të përbashkët, me qëllim maksimizimin e votave. Më herët dhe Zëvendës ministri i Jashtëm, Gent Cakaj i bëri thirrje të gjithë shqiptarëve në Mal të Zi, të mbështesin listën shqiptare. Ndërsa kryeministri Rama ka shprehur publikisht mbështetjen për Milo Gjukanoviçin, drejtues i Malit të Zi, prej vitit 1991. Shpërndaje te miqtëMeta mbështet partitë shqiptare në zgjedhjet e Malit të Zi
Presidenti Meta i ka bërë thirrje shqiptarëve në Malin e Zi që të votojnë për partitë shqiptare në zgjedhjet e 30 gushtit.
Përmes një videomesazhi, Meta shprehet se zgjedhjet e 30 gushtit janë një mundësi e shkëlqyer për të forcuar perspektivën europiane të vendit, por dhe për të shtuar përfaqësimin e shqiptarëve në parlament:
Të sugjeruara
Obeziti rrit me 48% vdekjet nga koronavirusi
26 Gusht 2020, 22:19Ministria e Jashtme: Zgjerimi i kufirit detar nuk prek kufirin shqiptaro-grek
26 Gusht 2020, 20:13Italia rekord infektimesh që prej daljes nga izolimi
26 Gusht 2020, 20:36
Paqja e të fortëve: Pse dhuna rikthehet përherë në politikën shqiptare
15 Tetor 2026, 05:01
