Ministri i Shtetit në Monako, pozitiv me koronavirus

exit.al 17 Mars 2020, 12:07

Ministri i Shtetit të Monakos, Serge Telle rezultoi pozitiv me koronavirus. Ai është vetizoluar dhe po punon nga shtëpia.

Qeveria në Monako deklaroi se të gjitha takimet e zyrtarëve të lartë në vendin e vogël do të mbahen përmes video-konferencave për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Monako rregjistroi 6 raste me koronavirus, por pa asnjë të vdekur.