Aktori Idris Elba, pozitiv me koronavirus

exit.al 17 Mars 2020, 11:50

Aktori Idris Elba rezultoi pozitiv me koronavirus. Lajmin e bëri të ditur vetë aktori, nëpërmjet një video në faqen e tij në Twitter.

Ai është izoluar në shtëpinë e tij, që prej ditës së premte, pasi kishte takuar një person pozitiv me koronavirus.

Disa ditë më parë aktori Tom Hanks dhe bashkëshortja e tij , rezultuan me pozitiv me koronavirus.