Ministri i Drejtësisë pezullon nga puna Sekretaren e Përgjithshme

exit.al 8 Qershor 2017, 16:04

Ministri i Drejtësisë Gazmend Bardhi pezulloi sot Sekretaren e Përgjithshme Juliana Hoxhën. Zonja Hoxha është pjesë e administratës publike dhe njëkohësisht kandidate për deputete në Tirane për Partinë Socialiste.

Mbajtja e postit në adminsitratën publike dhe njëkohsisht pjesmarrja në fushatë bie ndesh me vendimin e Këshillit të Ministrave të miratuar javen e kaluar.