“Vendimi i Aleancës për tu takuar në Shqipëri është jo vetëm vlerësim maksimal për sigurinë që vendi ynë përcjell si një aleat i denjë, por edhe një mesazh i fortë i NATO për vëmendjen e saj ndaj Ballkanit Perëndimor e rolit të fortë që Shqipëria luan si faktor stabiliteti në rajon.”
Këtë vendim të NATO-s e përshëndeti dhe ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë Yuri Kim:“Faleminderit ministres së Mbrojtjes Olta Xhaçka për udhëheqjen e Shqipërisë në NATO. SHBA është krenare të qëndrojë me Shqipërinë në krah.”
Në ministerialin e NATO-s mblidhen ministrat e Mbrojtjes së vendeve anëtare dhe diskutojnë për zhvillimet e fundit të rendit dhe sigurisë.
