Mijëra izraelit në protestë kundër qeverisë

exit.al 11 Korrik 2020, 21:20

Dhjetra mijëra izraelit protestuan në Tel Aviv të shtunën kundër mënyrës se si qeveria po menaxhon krizën ekonomike të shkaktuar nga pandemia e koronavirusit, raporton The Guardian.

Të premten, drejtorë të spitaleve, turizmit, transportit, arteve dhe industrisë së kulturës nuk pranuan ftesën e kryeministrit Netanyahu, për të diskutuar mbi situatën.

Të enjten, Netanyahu dhe ministri i financave njoftuanse të vetëpunësuarit do të marrin 2, 150 dollarë ndihmë ekonomike.

Organizatorët e protestës i bënë thirrje të gjithëve të respektojnë rregullat kundër koronavirusit, në mënyrë që të mos i japin arsye policëve të shpërndajnë protestën.

Shpërndaje te miqtë