Presidenti Ilir Meta i kërkon Kuvendit të miratojë në sezonin e ri:
1- Deputetë 100 përqind nga populli.
2- Presidenti të zgjidhet nga populli.
3- Të miratohet ligji për referendumet.
"Armiqtē e popullit të mos lodhen kaq shumë duke folur në emër të Tij. POPULLI FLET VETË ME ZËRIN DHE VOTËN E TIJ!", shkroi Presidenti në një postim në Facebook, të hënën, pasdite.
Ai tha se populli është në Bulevard dhe do të largohet "vetëm ditën kur të miratohet Ligji për Referendumet".
Shpërndaje te miqtë
