Meta takon Presidentin slloven

exit.al 6 Maj 2021, 14:12

Presidenti Ilir Meta u takua sot, 6 maj, me Presidentin e Sllovenisë Borut Pahor.

Meta njoftoi në Facebook se ka biseduar me Presidentin slloven për organizimin e Samitin e ardhshëm të Procesit të Brdo-Brijunit më 17 maj dhe njëkohësisht do të marrë Presidencën e Bashkimit Europian më 1 korrik të këtij viti.

“Marrëdhëniet mes dy vendeve tona janë shumë të mira, për më tepër që Sllovenia është një partnere e rëndësishme rajonale dhe europiane për Shqipërinë”, përfundoi Meta.