Prokurori i Përgjithshëm kërkon hetimin e prokurores Xhaferri

exit.al 6 Maj 2021, 13:13

Prokurori i Përgjithshëm Olsian Cela i ka kërkuar Inspektoriatit të lartë të Drejtësisë, ILD nisjen e hetimeve për prokuroren e Elbasanit Armanda Xhaferri.

Cela e akuzon prokuroren “për zvarritje të veprimeve procedurale në hetimin e procedimeve penale nga ana e prokurores”, sipas njoftimit për media të prokurorisë, të enjten.

Prokurorja Xhaferi në vitin 2017 denoncoi zhvdukjen e tri dosjeve hetimore nga zyra e saj.

Xhaferri ka hetuar dosjen e prodhimit të cigareve në fabrikën e Librazhdit që kontrabandohen më pas në tregun e Afrikës së Veriut.