Meta takon Bashën, propozon shqyrtimin e ndryshimeve kushtetuese nga Këshilli Politik

exit.al 17 Korrik 2020, 10:54

Presidenti Meta ka takuar mëngjesin e së premten kreun e PD-së Lulzim Basha për të folur për ndryshimet kushtetuese që po bën shumica socialiste.

Përmes një shkrimi në Facebook, Meta tha se intektualë të fushës i kanë sygjeruar se ‘duhet bërë çdo përpjekje për të shmangur ndryshime kushtetuese të njëanshme sepse do të ishte një kosto shumë e rëndë për vendin.’

Më pas ai ka ndarë dhe qëndrimin zyrtar të PD-së të 16 korrikut, ku thuhet qartë se ‘Nëse PS është vërtet e interesuar për të rihapur diskutimin për çështje të tjera në lidhje me reformën zgjedhore, ajo është e obliguar nga Marrëveshja e 14 Janarit dhe nga Marrëveshja e 5 Qershorit ti parashtrojë ato për diskutime dhe vendimmarrje konsensuale në Këshillin Politik.’

Duket se presidenti Meta ka propozuar indirekt që propozimet per hapjen e listave të deputetëve apo heqja e koalicioneve parazgjedhore duhet të diskutohen në Këshillin Politik dhe konsensusi duhet të arrihet atje, bashkë me opozitën jashtë parlamentit.

Shpërndaje te miqtë