Meta: Shqipëria e dyta në botë për numrin e azilkërkuesve

exit.al 11 Mars 2021, 09:58

Presidenti Ilir Meta deklaroi se shqiptarët zënë vendin e parë në Europë dhe të dytin në botë për kërkesat për azil.

Përmes një postimi në Facebook, Meta shkruan se pavarësisht se ata ishin të mbyllur prej pandemisë, përsëri numri i kërkesave për azil ishte i lartë.

"Të dhënat e fundit të Zyrës Europiane për Azilin (EASO) bëjnë të ditur se, vitin e kaluar nga Shqipëria ka pasur 6558 aplikime.", shkruan Meta.

Presidenti argumenton se kjo është pasojë e keqqeverisjes së vendit dhe i bën thirrje shqiptarë të votojnë me 25 prill për të "çliruar vendin nga thonjtë e oligarkëve, banditëve dhe arrogantëve".

Shpërndaje te miqtë