Arrestohet një person i shpallur në kërkim

exit.al 11 Mars 2021, 09:17

Policia e Elbasanit arrestoi të enjten një 46 vjeçar të shpallur në kërkim për shfrytëzim prostitucioni.

Sipas njoftimit, policia bën me dije se i arrestuari është Eduart (Artan) Haxhi.

Ai është dënuar nga Gjykata e Apelit Torino, Itali, në datën 04.03.2008  me 10 vjet e 4 muaj burgim, për veprat penale “Shfrytëzim prostitucioni” dhe “Shtyrje për prostitucion në rrethana rënduese”, parashikuar nga Kodi Penal italian.

Haxhi do të ekstradohet në Itali.

Shpërndaje te miqtë