Meta rikujton 7 prillin, dekoron disa persona

exit.al 7 Prill 2021, 17:21

Presidenti Ilir Meta përkujtoi të mërkurën 7 prillin e 1939 kur Shqipëria u pushtua nga Italia fashiste.

Ai dekoroi Heroin Isak Metalia, luftëtarin Xhevdet Ballanca dhe historianin Sali Hidri.

Meta u shpreh përmes një postimi në Facebook se 7 prilli  është “një ditë të zezë në historinë e Shqipërisë, por edhe një ditë nderimi për rezistencën heroike antifashiste të patriotëve tanë më të kulluar”.

“Dëshmorët, që ranë në këtë ditë, ishin edhe frymëzuesit e Rezistencës së shkëlqyer të mëpasshme, që mobilizoi popullin deri në Çlirimin e plotë të vendit më 29 nëntor 1944”, tha Meta në postimin e tij.

Presidenti u shpreh se “është detyra jonë t’i mbrojmë heronjtë dhe veprat e tyre”, pavarësisht ideologjive, periudhave dhe sistemeve.