Basha në Belsh: Do të mbulojmë tarifën e universitetit për rreth 90% të studentëve

exit.al 7 Prill 2021, 17:12

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, në një takim me të rinj të qytetit të Belshit të mërkurën, deklaroi se pjesë e planit të tij për zhvillimin e arsimit ishte mbulimi  100% i tarifave për të gjithë studentët me të ardhura nën 640 mijë lekë.

Sipas tij, kjo kategori përfshinte pothuajsë 90% të studentëve shqiptar.

" Ligji i ri do të bëjë të mundur po kështu që asnjë i ri apo e re të mos mbetet pa studiuar për faktin e dhimbshëm se familja s’paguan dot tarifat," tha Basha.

Po ashti, ai përsëriti premtimin për të anulluar Ligjin mbi Arsimin e Lartë, për t’i lejuar universitetit më shumë autonomi, si dhe për stazhet me pagesë.

"300 mijë lekë të vjetra në muaj, një stazh 1 vjeçar në sektorin privat, apo në sektorin publik, apo në profesionin e lirë, në mënyrë që ju të filloni të ambientoheni me atë specialitet, apo me atë profesion që keni marrë apo për të cilin jeni trajnuar," u shpreh Basha.

Basha më herët foli edhe për programin për kualifikimin falas të studentëve në 20 programe si dhe mësimin po falas të 5 gjuhëve të huaja.