Meta përshëndet propozimin e 20 organizatave për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës

exit.al 11 Shkurt 2021, 12:56

Presidenti Ilir Meta përshëndeti propozimin e 20 organizatave për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. Përmes një postimi në Facebook, Meta i kërkon qeverisë të shpalli të gjithë luginën Park Kombëtar.

Përshëndes zyrtarizimin e propozimit të mbi 20 organizatave mjedisore, vendase dhe të huaja, drejtuar Ministrisë së Mjedisit dhe Turizmit, për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës. E gjithë lugina të shpallet Park Kombëtar!”

Dhe më herët, Meta shprehu mbështetjen e tij për qëndrimet e organizatave ambjentaliste “EcoAlbania”, “Riverëatch” dhe “EuroNatur”, të cilët sugjerojnë shpalljen Park Kombëtar të të gjithë luginës së lumit Vjosa. Në shtator, kryeministri Rama njoftoi se qeveria kishte shpallur pjesën e sipërme të Vjosës “Park Kombëtar. Në mbështetje të mbrojtjes së Vjosës ka dalë dhe aktori Leonardo Dicaprio. Një vit më parë, kur qindra qytetarë e aktivistë nisën protestat kundër ndërtimit të hidrocentraleve në Vjosë, aktori DiCaprio mbështeti protestat dhe bëri thirrje që të ndalohet shkatërrimi i lumit të Vjosës. Shpërndaje te miqtë