KPA shtyn seancën për prokurorin e Kavajës, Artan Madanin

exit.al 11 Shkurt 2021, 12:14

Kolegjit të Posaçëm të Apelimit shtyu seancën për prokurorin e Kavajës, Artan Madani.

Trupa gjykuese përbëhet nga Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Ina Rama, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj.

Shkaku i shtyrjes u bë mungesa e avokatit të tij pasi është infektuar me Covid-19. Seanca e rradhës do të mbahet në 23 shkurt ora 10:00.

Prokurori Artan Madani u konfirmua në detyrë nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit në 1 korrik 2019.

Komisioneri Publik ankimoi vendimin e konfirmimit me rekomandim të Operacion Ndërkombëtar i Monitorimit.

Shpërndaje te miqtë